Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi këtë të diel një takim me ish-presidentin, Alfred Moisiu.
Në një intervistë në “ABC News”, Moisiu tregoi se biseda u përqendrua mbi përvojën e tij 5-vjeçare në krye të shtetit shqiptar.
“Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri. Madje disa herë edhe në shkelje të kushtetutës, edhe mbi ligjin. Por z.Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë.”
I pyetur nëse kishte rezervuar ndonjë këshillë për Begajn, Moisiu tha: “Unë këshillë nuk i dhashë, por i fola për përvojën time. I dhurava edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me rradhë.