Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza/ Çfarë i duhet Lulit se ç(nuk) thotë ai!

21:24 / July 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peza open 770x470 1 770x470 7 696x425 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pika më e dobët e Lulzim Bashës ka qenë gjithmonë, ajo që duhet të jetë pika më e fortë, e një lideri opozite. Komunikimi me mediat. Me gazetarët. Me reporterët. Me analistët. Me opinionbërësit. Me aktorët dhe faktorët ndikues të jetës publike në Shqipëri. Me mediat e reja dhe tradicionale. Sepse pushteti më i madh i opozitës në demokraci, është fjala.

Ndaj edhe lideri i opozitës, është në krye të këtij pushteti, përmes qëndrimeve, artikulimeve dhe fjalës së tij. Kjo i bën liderët opozitarë që të jenë në mënyrë të pandërprerë prezent në rrjetet sociale dhe në çdo lloj mediumi tjetër. Mjafton që fjala e opozitës të dëgjohet nga sa më shumë veshë, në mënyrë që qytetarët të shohin sa më qartë alternativën ndryshe që ajo përfaqëson.

Por Lulzim Basha ka alergji nga përballja me gazetarët. E sheh këtë jo vetëm në debatet politike televizive ku pranon të “debatojë” përgjithësisht, vetëm me gazetarë pro tij ose oportunistë. Ndërkohë që edhe në një dalje si ajo e sotmja për raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, nuk pranon që ti përgjigjet asnjë pyetje qoftë edhe nga media shumë pranë opozitës.

Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, përgjigjeve se çdo bëjë Grupi Parlamentar i PD me Sali Berishën, në Kuvendin e ri në shtator. Se çfarë mendon ai për rrjedhjet që kanë nisur nga radhët e PD, ku më e fundit u raportua në degën e Korçës, ku iku që nga Kryetari e deri tek shumë figura të tjera të rëndësishme lokale. Nuk pranon të thotë versionin e tij për akuzat që i janë bërë rreth aferave të familjarëve të tij. E kështu me radhë.

Lulzim Basha është shndërruar në këtë mënyrë, në versionin e ri të Shvejkut, që thoshte se “çmë duhet mua se çthem unë”. Edhe Kryetar i PD reciton përmendësh ato që do ai, por kur pyetet nga mediat që janë ndërmjetësit mes lidershipit të opozitës dhe opinionit publik, nuk përgjigjet. Nuk u ofron shqiptarëve në përgjithësi dhe opozitarëve në veçanti, shpjegimet shteruese për çështjet që i shqetësojnë çdo ditë.

Sali Berisha kur ka qenë lider i opozitës, ka qenë i njëjtë si Lulzim Basha, por në një sens tjetër. Ai zbatonte parimin “ti më pyet çtë duash, por unë do të them çfarë dua unë”. Ndaj, megjithëse formalisht dukej sikur i përgjigjej çdo pyetje dhe qëndronte përballë çdo gazetari, përfundimi ishte i njëjtë në të dyja rastet. Kurrë nuk i morën përgjegjësitë publike që i takojnë liderit të opozitës, në komunikimin publik.

Fundi politik i Sali Berishës është përcaktuar tashmë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pas futjes në listën e saj të zezë. Ndërsa Lulzim Basha nuk mund ta vijojë dot edhe për shumë kohë këtë lojë. Sepse politika është akt dhe nëse do që të jesh realisht lider i opozitës dhe alternativë pushteti, duhet të thuash fjalën tënde për çdo gjë që kanë interes shqiptarët.

E para ishte fjala Lul. Pastaj vijnë të tjerat. Përfshi edhe realizimin e ëndrrave me kolltuk Kryeministri. Apo çtë duhet ty, se ç(nuk) thua ti?!

duhet Lulit peza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.