Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Alfred Peza ka komentuar vendimin e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e detit. Ai tha se pala shqiptare i ka propozuar Greqisë që në vitin 2017 zgjidhjen e çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare.
Peza tha se Greqia pranoi sot propozimin e 2017 edhe për faktin se tashmë është vendosur përballë një situate të tensionuar edhe me Turqinë.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që u morn ë vitin 2009, negociatat rifilluan sërish, por u ndërprenë për shkak të ndryshimit të qeverisë në Greqi. Pala shqiptare ka kërkuar në 2017 që të shkojë në Hagë, por pala greke nuk e ka pranuar. Një nga propozimet që pala shqiptarëe ka bërë kur nuk po bihej dakord ishte Gjykata e Hagës dhe pala greke nuk e ka pranuar. Dihet si shkoi dinamika në Athinë dhe çështja rifilloi sërish”, tha Peza për Opinion.