Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alibeaj: PD pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

16:09 / December 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1702911570 vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj, përfaqësues nga radhët e PD në Këshillin e Mandateve ka dhënë aprovimin nga ana e PD për heqjen e imunitetit të Sali Berishës duke pranuar kërkesën e SPAK.

Alibeaj: Në kushtet kur jam këtu si përfaqësues i opozitës e kam më të thjeshtë që ta shpreh që tani opinionin tim dhe të PD lidhur me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Dhe kur them opinionin tim dhe të Pd duhet ta ndaj. Unë jam nga ata që do të duhet ta bëj të qartë barrën dhe peshën e madhe të vendimmarrjes në këtë këshill për dhënien e autorizimit. Nuk jam i dyzuar. Kam një pozicion pak më specifik qoftë dhe për faktin që me deputetin në fjalë duke qenë se kemi qenë në të njëjtin fluks politik e konsideroj pak më specifik qëndrimin që do të mbaj. Unë jam dhe përfaqësues i Pd. Janë 12 konsiderata që do mbaj. Do parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i kuvendit.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 900 0 1702901889xwhatsapp image 2023 12 18 at 125626 332
    Berisha zbulon datën dhe vendin e protestës : Rama, gjej vrimë miu ku të futesh. Të ka ardhur fundi
  • 900 0 1702901008xprotesta 2 frame 92450 749
    Mbledhja për Sali Berishën, Oerd Bylykbashi: Kuvendi, zyrë legalizimi e antikushtetutshmërisë
  • 1702899018 arbenkraja
    Prokurori i SPAK-ut: Kërkojmë autorizimin për arrestimin e Berishës! Nuk zbatoi vendimin e gjykatës

Nuk i heq asgjë faktit se nuk jemi gjykatë por përfaqësues të palëve politike me interesa të ndryshme por kemi një barrë të gjithësecilit prej nesh jo të përcaktojë fajësinë dhe as pafajësinë. Është vetëm një gjë e thjeshtë. Cili është cili do duhet të jetë standardi politik moral etik që deputeti i Kuvendit do të duhet të mbajë sa herë ka një kërkesë nga ana e organeve të drejtësisë për dhënien e autorizimit.

PD e ka pasur që në krye të herës sa kohë kam qenë unë në këtë parlament. Nga 2007 sa herë ka pasur kërkesa për heqjen e imunitetit, standardi politik ka qenë dhënie me vullnet të lirë, zhveshja nga imuniteti. Ka pasur ministra të qeverisë demokratike në atë kohë që e kanë pasur këtë një standard etik. Një standard që do të duhet të jetë guri i vetëm i themelit ndaj të cilit s’do të duhet të kemi asnjë lloj luhatje.

Kemi mbajtur këtë qëndrim kur kërkuam heqjen totale të imunitetit nga kushtetuta. Kemi mbajtur edhe në 2016 në rastin e ndryshimeve kushtetuese, ka qenë qëndrimi i PS që nuk e pranoi.

E kemi mbajtur dhe në rastin e çështjes Tahiri. Duhet të jemi të qartë dhe korrekt me qendrimet e mbajtura në këtë këshill. E kërkuam dhe në rastin e zotit Bllako pavarësisht se Zoti Bllako bëri një lëvizje që gjasme e la imunitetin. Pd ka paraqitur dhe një amendament që deputetët të lënë në mënyrë solemne imunitetin dhe të mos përfitojnë nga ai gjatë gjithë kohës që janë në detyrë.

Këto konsiderata nuk janë individuale dhe as partiatike. U bënë 30 që qeverisja në këtë vend nëse ka pasur një difekt ka qenë pikërisht abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetit ka krijuar papërgjegjshmërinë… Është koha që ky parlament ta vendosë si gur edhe për të ardhmen. Qëndrimi jonë është po. Sa herë ka një kërkesë të tillë, përgjigja të jetë po, hapja e rrugës së drejtësisë.

Ne mund të jemi deputetë me eksperienca të ndryshme, nuk duhet të harrojmë shqiptarët duan një politikë që mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde. Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi im personal si përfaqësues i PD për këkesën e SPAK është: I rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë.

alibeaj Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.