Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alibeaj: S’kam turp që isha ministër i Berishës, por nuk i jam mirënjohës

17:59 / March 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1742921479xcgfhjhykjpg 162
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj thotë se nuk i vjen turp nga e shkuara e tij, kur ka shërbyer si ministër nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo pasi nuk është përfolur kurrë për asnjë aferë korruptive. Ai tha se nuk është mirënjohës ndaj Berishës që e emëroi ministër, por përkundrazi sipas tij, ish-kryeministri duhet të jetë mirënjohës ndaj tij.

”Nuk më shqetëson kur më thonë ish-ministri i Berishës. Mua nuk më vjen turp nga e shkuara ime. Unë kam qenë ministër në qeverinë e PD dhe kryeministër në atë kohë ka qenë Sali Berisha. Do më vinte turp nëse në atë pjesë që kam qenë ministër të kisha dalë me faqe të zezë, të isha përfolur për korrupsion, të isha përfolur si i paaftë. Të isha përfolur si një njeri që ishte vendosur aty dhe të ishte shndërruar në një skllav të politikës siç rëndom ndodh.

Nuk dua të bëj gjykim të vetes, nuk është e udhës, por në publik të paktën nuk është treguar. Unë nuk kam qenë ministër klient i kryeministrit. Kjo është kultura e vjetër, kultura puniste komuniste. Ajo është një privilegj dhe përgjegjësi. Unë mund të kem qenë ministër i qeverisë Berisha në atë kohë, por për ata që e mbajnë mend unë kam dalë kundër për shumë gjëra, për çështje parimore.

Kështu që jo vetëm nuk e kam për turp, por e kam për krenari. Ekziston mundësia që edhe të jesh në politikë, të jesh në rangjet e larta të ekzekutivit dhe të mos biesh në kurthet e mëdha të korrupsionit, ose të mungesës së identitetit dhe pozicionit tënd politik për gjëra që ty nuk të shkojnë. Unë nuk kam qenë vetëm ministër, por edhe deputet dhe kam bërë beteja shumë të forta, edhe brenda PD-së.

Berishës nuk i jam mirënjohës që më emëroi ministër, por duhet të jetë ai mirënjohës ndaj meje. Një kryeministër interesin e tij më të madh duhet ta ketë që ministrat të kenë performacë të mirë dhe të mos bien në praktika paaftësie dhe korrupsioni”, tha Alibeaj në ”A2 Cnn”.

alibeaj Berisha ministër Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.