Kreu i partisë ”Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj thotë se për fushatë nuk kanë financime, dhe se do ta mbulojë me pagën e tij.
Enkelejd Alibeaj: Financime nuk kemi, Zero!
Gazetari: Si ia bëni?
Enkelejd Alibeaj: Paga ime. ‘Djathtas 1912’ duke qenë subjekt i ri. Për shkak dhe të ligjit i cili në këtë moment është jo i barabartë nuk jem asnjë financim e kontributet janë personale.
E konsideron pozitive për arenën politikë futjen e partive të reja të cilat duket se po mbështeten dhe nga shqiptarët. ”Profilet dhe koalicionet e reja pak e nga pak po futen në arenën politike. Një nga synimet është çarja e sistemit politik bipolar po përgjigjen dhe shqiptarët”.
Po a po bëjnë partitë e reja lojën e partive të tjera, a ka ‘flirte” mes tyre?
Alibeaj denoncon bashkëpunimin e Lulzim Bashës me Taulant Ballën, ndërsa sa i takon partive të tjera të vogla është i besimit se janë të vjetrit që synojnë të përhapin thashetheme me qëllim që të mos përçahet binomi PS-PD.