Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alienët na kanë gjetur pa e ditur ne? Shokojnë shkencëtarët

09:15 / March 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11345244 6841077 image m 53 1553298518601
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndoshta njerëzit nuk kanë arritur ende të gjejnë prova të forta për jetën e jashtëtokësorëve, por kjo nuk do të thotë që ata nuk na kanë gjetur ne.

Këtë e deklaron një grup shkencëtarësh, që ishin mbledhur në Paris për të diskutuar pse, pavarësisht dekadave kërkime dhe mundësisë së madhe që jeta ekziston dhe larg atmosferës sonë, ne ende nuk kemi krijuar kontakte.

Një mundësi, ndonëse e pakuptimtë, është se alienët inteligjentë na mbrojnë qëllimisht nga e vërteta sepse njerëzit do të luftonin për të përballuar ekizstencën e tyre, thonë disa.

Shkencëtarët në takimin ndërkombëtar METI thanë se alienët mund të na mbajnë në një farë mënyre në një “zoo galaktik”, thjesht duke na parë pa zbuluar veten e tyre, për të shmangur nxitjen e trazirave kulturore në Tokë.

Sipas Forbes ky takim mbahet çdo vit në Paris. Shkencëtarë të të gjitha fushave mblidhen në muzeun shkencor Cité des Sciences et de l’Industriem për të eksploruar paradoksin që daton që nga viti 1950 dhe që quhet paradoksi i Fermit: “Ku janë të gjithë?”.

“Duket se jashtëtokësorët po imponojnë një “karantinë galaktike” pasi e kanë kuptuar se do të ishte shkatërrim kulturor për ne që të mësojmë rreth tyre”, thotë Jean-Pierre Rospars, drejtor nderi i Institut National de la Recherche Agronomique.

“Ne mund të presim shfaqjen e përsëritur dhe të pavarur të specieve inteligjente të universit, dhe ne duhet të presim të shohim gjithnjë e më shumë forma të ngjashme të inteligjencës kudo në kushte të favorshme. Nuk ka arsye të mendojmë se njerëzit kanë arritur nivelin më të lartë njohës të mundshëm. Nivele më të larta mund të evoluojnë në Tokë në të ardhmen dhe të arrijnë diku tjetër”, vijoi ai. Për të thyer heshtjen, shkencëtarët thonë se duhet të jemi më të drejt për drejtë në qasjen tonë.

alienet shkencetaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.