Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alizoti në Kuvend: 1 minutë heshtje për viktimat e komunizmit! Ministri Taulant Balla: Kjo është tallje

14:27 / May 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur në Kuvend flitet për raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, ka pasur debate mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe deputetit demokrat Tomor Alizoti. Shkak për këtë u bë kërkesa e Alizotit për 1 minutë heshtje për viktimat e komunizmit. “Një minutë heshtje për ata që janë pa varre sepse i vrau komunizmi”, tha Alizotit. Për Ballën, një kërkesë e tillë është një tallje, për aq kohë sa që salla e Kuvendit është bosh.

“Kemi rënë dakord dhe në konsensus të plotë: Kërkesa për minutën e heshtjes është momenti më solemn që ka kjo sallë. Ta fillosh fjalën në Kuvendin e Shqipërisë me ankesën që nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh mungesën e seriozitetit dhe ta mbyllësh fjalën me kërkesë për të kërkuar një minutë heshtje, është tallja më e madhe që mund t’u bësh atyre për të cilët, pa dyshim kjo sallë duhet të jetë plot, me 140 vetë, të çuar të gjithë në këmbë, me himnin e Flamurit edhe për t’i mbajtur minutën e heshtjes, të cilin duhet ta bëjmë “minutë heshtjeje”, “60 sekonda”! E jo të çohemi aty 5 sekonda sikur po lajmë gojën! Kjo është tallja më e madhe. Kaq, sa i përket procedurës parlamentare.

Sa i përket replikës, unë kam marrë me qindra herë fjalën në këtë sallë, për t’iu bashkangjitur nevojës për të dënuar sa herë të kemi mundësi, krimet e komunizmit. Dhe krimet e komunizmit dënohen, kur të paktën distancohemi nga ata që ia kanë parë hajrin komunizmit.

Ky që sapo foli, është modeli më i keq i atyre që familjarët e të cilëve e kanë vuajtur komunizmin në kurriz, dhe ky shkon ditë për ditë poshtë ballkonit të “Sekretarit të partisë”, i cili komunizmit ia ka parë hajrin më shumë se të gjithë ne këtu. Nuk ke këtu, asnjëri nga ne, babai i të cilit, se unë moshën s’e kam, të ishte në varkën personale të Enver Hoxhës”.

alizoti balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.