Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alket Hyseni për arrestimin e Veliajt: Duhej të trajtohej me dinjitet!

18:48 / February 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alket hyseni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti socialist, Alket Hyseni, ka komentuar në emisionin ‘Kjo Javë’, arrestimin e kryebashiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ndjen keqardhje për “arrestin në burg”, duke e cilësuar si një masë ekstreme për një person që ka marrë vullnetin e qytetarëve të Tiranës për të qenë nikoqir i këtij qyteti të madh.

Sipas tij Veliaj është shembulli i punës dhe i transformimit të Tiranës, ndërsa shtoi se duhet trajtuar me dinjitet.

Alket Hyseni: Nuk prezumoj se mund të flas me kompetencë të plotë, por me atë që është bërë publike, ndjej keqardhje që arrihet në një masë ekstreme për një personalitet të jetës publike dhe aq më tepër një person që ka marrë vullnetin e qytetarëve të Tiranës për të qenë nikoqir i këtij qyteti të madh.

Nga ana profesionale, akuzat janë akuza. Këtu në Shqipëri kanë filluar që gjyqet të bëhen publike, dënimet jepen që në momentin që ngrihen akuza. Organet e akuzës shpesh herë bëhen pjesë e lojës politike, e këtij kontaminimi të jetës shoqërore. Marrin protagonizëm të pavend dhe ndërhynë në rastin konkret brutalisht në fushatën elektorale me këtë veprim.

Erionin e njoh, nuk e kam mik të ngushtë, por është personalitet i rëndësishëm i PS. Është shembull i punës, i transformimit të kryeqytetit, që nuk meriton asnjë shans të tillë. Çdo akuzë ndaj tij duhet të trajtohet si një qytetar normal, ashtu siç aktet ndërkombëtare dhe aktet shqiptare që Shqipëria i ka përafruar me aktet e OKB, trajtim me dinjitet.

Me çfarë mase duhej të ishte Veliaj, me akuzat që ngre SPAK?

Hyseni: SPAK, i suportuar me të gjithë energjitë, ka filluar të punojë, por ndoshta zelli i madh, konkurrimi i madh brenda radhëve të veta, po i çon drejt vendimeve të gabuara. Vendime të gabuara që kanë të bëjnë me disa parime që nuk janë të sotme.

Nuk dua të paragjykoj elementë të dosjes, por nuk është me vend fare kur një çështje ndaj një qytetari mund të hetohet në gjendje të lirë. Kërkesat të bëra për masa arresti janë tre herë më të larta se vendet e Europës.

Sot në sistemin tonë, 6 në 10 veta që janë në burgje, janë të padënuar.

Masa e arrestit, është masa e fundit ekstreme. Të njëjtën gjë mendoj edhe për Metën edhe Berishën.

alket hyseni arrestimi Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.