Ka vetëm 24 orë që është lançuar në treg bashkëpunimi i Miriam Canit dhe Alban Skënderaj.
‘Duamë’ është pëlqyer nga shumë fansa, sepse pjesë të klipit ishin dhe sekuenca nga ceremonia e martesës së çiftit.
Të shumtë kanë qenë urimet, ku nuk kanë munguar as nga personazhet e njohur. Moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë një ndër ta që i ka dedikuar edhe disa fjalë të ëmbla dyshes.
‘Ne kete vend here bardh e zi dhe here me ngjyra jeni nje ylber i vertete @miriamcani @albanskenderaj. Jeni kolona zanore e shume jeteve, shume dashurive, shume historive njerezore qe njohin vetem nje arterie ; ate qe furnizon zemren me dashuri! “Duame”!’, shkruan Alketa krahas videos në ‘Instagram’.