Edhe pse fotot që hedhin VIP-at marrim plot komente pozitive, nuk mungojnë as ato të krahut të kundërt. Të qenit person publik I ka dhe këto probleme. Alketa Vejsiu e provoi sërish peshën e famës, këtë radhë me një postim që duhet të ishte fare I thjeshtë.
Ajo hodhi në rrjette sociale një foto që e tregojnë të veshur fare thjeshtë e pa grimin teleivizv që jemi mësuar ta shohim përherë. “ E me floket rremuje! Ska me rehat! Dite te bukur te gjitheve!“ ka shkruar ajo. Por jo të gjithë e pëlqyen këtë postim. ‘Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm’, I thotë nje ndjekëse. ‘I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my way: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem’.- është përgjigjur qartazi e acaruar moderatorja