Alketa Vejsiu prej shumë vitesh tashmë e shohim në ekranet tona si një nga ikonat e moderimit shqiptar.
Alketa ka shpërndarë një foto në rrjetin social Instagram gjatë pushimeve që po zhvillon duke përshkruar plot entuziazëm:
“Projekte të reja po vijnë, mbushur plot aventura”, nuk mund të mos binte në sy komenti i Albatrosit:
“Aty do jemi me kërshërinë më të madhe për atë që do të sjellësh kësaj here. Duhet të garosh për president, ka ardhur koha për një grua” – ishte komenti i tij befasues.
“I madh”, i është përgjigjur Alketa me një emoji duke shkelur syrin e duke lënë të kuptohet që në të ardhmen pse jo mund ta shohim në këtë pozicion.