Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit foli pas humbjes ndaj Interit, duke e pranuar se zikaltrit mbeten favoritë. Sipas tij askush nuk mund ta parashikonte në fillim të sezonit se në këtë moment do të ishin të dytët.
“Nuk e di nëse është ndeshja e titullit, ne duhet të bëjmë rrugëtimin tonë. E dinim që Interi është i fortë, pjesa e parë ishte e bllokuar, ata gjetëm golin, ndërsa ne patëm një mundësi të ngjashme në fushë të hapur me Vllahovicin. Në të dytën ndeshja u hap, ishte më argëtuese për t’u parë. Gjithmonë ka një mbrëmje të keqe gjatë sezonit.
Askush në qershor nuk do ta kishte imagjinuar se do të ishim në këtë pozicion në renditje. Pastaj për lojën e gazetarëve është normale të thuash Inter kundër Juventusit, por janë rrugë të ndryshme.
Jemi të zemëruar sepse humbëm një ndeshje që mund të na ngrinte në këmbë. Interi është favorit për Scudetton, nuk kërkon shumë kohë për ta zbuluar dhe do të mbetet i tillë. Milani është 4 pikë prapa, kampionati është ende i gjatë dhe mund të ndodhin ngjarje të paparashikuara”, tha Allegri