Igli Allmuça, trajneri i Dinamos, mendon se dhuna në stadiume ka pasur sinjalizime prej kohësh në futbollin shqiptar. Në “News24’ ai tregoi edhe rast ku një skuadër nuk lejonte gjyqtarët të hynin në dhomat e zhveshjeve.
“Kishim kohe që nuk shihnim raste të tilla, por disa paralajmërime kishin dalë në sfond. Kjo Superiore transmetohet live në TV, por kemi edhe një Kategori të Parë ku ka shumë fusha te nxehta dhe është e domosdoshme policia.
Mua më ka rastisur në një fushë, kemi qenë në avantazh në pjesën e parë. Në pushim nuk është lënë gjyqtari të hyjë në dhomat e zhveshjeve. Policia private nuk ka çfarë t’i bëjë se ai i paguan. Ndikohet arbitri, direkt penallti a prish lojën, se po nuk e bëri mund t’i rrezikohet jeta. Ne jemi mësuar se duhet të bëjmë ndonjë viktimë që të marrim masa”, tha Allmuça.