Kjo e diel shënon zyrtarisht ditën më të veçantë në jetën e tyre. Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë bërë për herë të parë prindër të një djali.
S’mund të ishte një ditë më e bukur se e sotmja për Tolgan dhe Almedën. Çifti i njohur janë bërë prindër për herë të parë ditën e parë të Ramazanit. Sipas mediave turke, Almeda e ka sjellë në jetë djalin që e kanë pagëzuar me emrin Efehan, në orën 05:21 minuta të kësaj të diele. Vogëlushi peshon 3 kilogramë e 285 gramë dhe është 50 cm i gjatë.
Pak pas lindjes, janë regjistruar edhe fotot e para të
Almedës dhe Tolgës, të cilat kanë nisur të shpërndahen me shpejtësi në
rrjet.
Mediat turke kanë arritur “t’i vjedhin” aktorit të njohur edhe emocionet e
para pasi ka marrë zyrtarisht statusin e babait: “Jam shumë i lumtur…” – ka
thënë ndër të tjera Tolga duke shtuar se akoma nuk e ka marrë veten nga
emocionet.