Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në Shqipëri dhe Turqi.
Së fundmi Almeda ka publikuar në “Instastory” disa foto të vjetra të babait të saj, i cili nuk jeton prej 10 vitesh, duke kujtuar me mall babanë në përvjetorin e tij të lindjes.
“Gëzuar ditëlindjen babi. Më mungon”, shkruan ajo e prekur. Pjesa më e madhe e fotove janë shkëputur nga momentet e lumtura familjare të shumë viteve më parë dhe duket qartë sa e bukur ka qenë fëmijëria e Almedës.