Lulzim Basha ka qenë sot në qytetin e Shkodrës, ku në kuadër të nismës ‘po të dëgjoj’, ka vizituar një sipërmarrje.
Kreu i Partisë Demokratike, përmes një statusi në ‘Facebook’, deklaron se punësimi dhe rritja e pagave do të jetë një kyç prioritet i demokratëve.
“Sipërmarrjet ‘smart’ dhe ‘inovative’ do të gëzojnë lehtësim dhe mbështetje, jo pengesa”, shkruan Basha.
Postimi i plotë i Bashës:
Takim në një sipërmarrje call-center në Shkodër. Plani ekonomik i PD do ta lidhë arsimin me tregun e punës.
Sipërmarrja përfshirë bizneset #smart dhe #inovative do të gëzojnë mbështetje dhe jo pengesa, lehtësim dhe jo ngarkesë.
Punësimi dhe rritja e pagave janë prioriteti ynë më i madh! #ditëmëtëmira #PotëDëgjoj.