Burime brenda “Top Channel”, bëjnë të ditur për “Who” se Agron Llakaj po negocion me Ben Blushin për të marrë sërish timonin e “Portokalli”.
Revista “Who” shkruan se ky lajm vjen pasi Altin Basha regjisori i këtij formati, u përfol që do të largohet me një format tjetër në “Abc News”. Basha u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë për largimin e tij, por sipas “Who” zëra të ndryshëm vijojnë të thonë se ai do të ikë nga “Top Channel”.
Ka qenë viti 2010 që ai u largua nga “Portoallia”, nga ky emision, i cili e themeloi dhe e drejtoi për shumë vite.
Ndërkohë që arsyet e largimit Agron Llakaj asokohe është shprehur: “Unë ofrova diçka për ndryshim, por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizë majtas apo djathtas”, u shpreh ai.