Moikom Zeqo e kishte lënë amanet që të varrosej në Tiranë dhe kishte kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, institucioni që ai e drejtoi nga viti 1997 deri në vitin 2005.
Siç ishte përcaktuar ditën e sotme mbahen homazhet për të ku personalitet të ndryshme kanë nderuar figurën e tij.
Homazhet po mbahen në ambientet e jashtme të Muzeut, për shkak edhe të situatës me COVId-19 në të cilën ndodhet vendi në këtë kohë pandemie. Familjarë, të afërm, politikanë dhe personazhe të njohura publike, me maska dhe duke respektuar dhe protokollin për shkak të COVID-19, kanë kujtuar sot kontributin e çmuar të Zeqos, ndërsa kanë lënë si kujtim të fundit në një libër, ngushëllimet dhe përjetimet e tyre.