Amarda Toska prej ditësh po pushon në një prej resorteve më të shtrenjta në Turqi “Titanic Mardan Palace”. Si një pallat mbretëror, me arredim të larë në flori, resorti që ka zgjedhur të pushojë bukuroshja është një ndër më të lakmuarit në Turqi. Forma e veçantë në formën e një anijeje i jep veçantinë këtij hoteli.
E veshur me rrobebanjo trup, në ngjyrë të zezë, Amarda Toska duket super në formë! E qeshur dhe e pozicionuar në një shezlong të veçantë pranë gjelbërimit, Ami ka zgjedhur të postojë si rrallëherë foto me trupin të ekspozuar.