Në vitin 2009, SHBA edhe pse nuk ka folur publikisht, në kabllogramet e publikuara nga Wikileaks, u mor vesh se nuk ka qenë në një linjë me Tiranën e Athinën për firmosjen e marrëveshjeve të ujrave mes Berishës dhe Kalamanlis.
Ndërsa sot, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka publikuar një qëndrim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Pompeo, për një çështje të ngjashme që duket se ngan mo ta mo me historinë e realcionit Shqipëri-Greqi.
Ambasada ka publikuar një status, ku shkruan se:
“Muajin e shkuar, Sekretari Pompeo bëri të ditur qëndrimin kundër të SH.B.A.-ve kundrejt pretendimeve të jashtëligjshme të Pekinit për Detin e Kinës së Jugut. Kështu, u shpalos qartazi mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara për aleatët në Azinë Juglindore dhe partnerët në mbrojtjen e të drejtave sovrane për përdorimin e burimeve detare, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara sipas ligjeve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin akte konkrete për të përmbushur këtë premtim dhe për t’iu kundërvënë fushatave bullizuese të Pekinit”. Në këtë qëndrim bëhet e qartë se nuk përkrahet qëndrimi i Kinës, që kërkon të përfitojë hapësira detare ndaj vendeve kufitare, pasi duhen negociata dypalëshe.
Ky qëndrim duket se është një sinjal, që padyshim që do të ketë rezultatin e vet në polemikun e hapur prej ditësh në Greqi e Shqipëri pas fjalimit të kryeministrit Micotakis.