E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.
”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të SHBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.
Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane”,-thuhet në deklaratën e Ambasadës.


