Rrjeti 5G do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri, por në disa vende të zhvilluara tashmë ajo ka disa kohë që është instaluar.
Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri.
Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe mënyrën se si të mbrohen të dhënat personale digjitale ndaj saj.
Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?