Lulzim Basha dje pas seancës 13 minutëshe në Kuvend, tha se ndërkombëtarët kanë ndërhyrë në çështjet e Reformës Zgjedhore. Ambasada e SHBA-së në Tiranë thotë se nuk kanë ndërmjetësuar për Reformën Zgjedhore.
”Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Lexo edhe :
Related Posts
Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”,-thuhet në përgjigjen për ”News 24”.