Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës bojkotojnë fjalën e Ramës/ PD: Përgjigjja më e mirë

16:46 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547550368 SELIABLU 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka mbështetur qëndrimin e zyrtarëve të Brukselit, të cilët u çuan në këmbë dhe braktisën takimin në çastin kur kryeministri Edi Rama po fliste për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma.

Në një postim të shpërndarë në “Facebook”, demokrati tregoi pse kalimi i paketës së amnistisë fiskale, sipas tij, rrezikon Shqipërinë.

Postimi

Pas gazetarëve, kosovarëve, bullgarëve dhe zyrtarëve të Brukselit, Edi Rama iu përvesh sot dhomave të Tregtisë të vendeve partnere.

I quajti ‘fletërrufe’ reagimet e tyre kundër amnistisë fiskale, dhe vuri në skenë rolin e sovranistit. Eshtë i njëjti që bën si globalist kur Sali Berisha, Albin Kurti, e të tjerë, e përdorin sovranitetin si tezë politike. Partia Demokratike dënon sjelljen arrogante me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë. I kujtojmë opinionit publik, se ato janë të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria. Kjo është arsyeja se, pse Rama shkumëzon. Pas etiketimit si fletërrufe të reagimeve, urojmë të mos i dënojë me riedukim. Sjellja prej eurotlanticisti në mbrëmje dhe putinisti në mëngjes, e zbulon Edi Ramën si hipokrit. Duke mbështetur sërish qëndrimin e Dhomave, falenderojmë trupën e biznesit të huaj që punon në Shqipëri, një akt heroizmi në kushtet e një qeverie armiqësore me ta.  Reagimi i Ambasadoreve te Gjermanise dhe Frances duke braktisur takimin eshte pergjigjia me e mire per veprimet harbute te kryeqeveritarit.Ritheksojme rrezikun që sjell amnistia fiskale Rama-Ahmetaj-Gjiknuri-Veliaj. Potpuria e skandaleve të kësaj qeverie e ka vulosur motivin pas kësaj amnistie. “Çunat problematikë” të botës së krimit dhe “bravoçunat” e qeverisë duan të përmbyllin etapën e fundit të kontratës së tyre. Të legalizojnë, jo vetëm paratë e pista, por edhe të normalizojnë të keqen. Kalimi i kësaj pakete e rrezikon Shqipërinë.

Ambasadoret amnistia fiskale Ivi Kaso Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.