Ambasadori i BE, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë gjatë një konference të përbashkët për mediat.
Diplomati europian u shpreh vendi po hyn në fazë vendimtare dhe se Komisoni Europian, është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027.
“Për ta bërë këtë duhet të përshpejtojë ritmin e reformave”, u shpreh Gonzato.
Edi Rama: Sovraniteti i këtij vendi është në duart tuaj
Silvio Gonzato: Më lejoni t’ju dorëzoj raportin e zgjerimit. Raporti i këtij viti publikohet në moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në BE.
E gjithë kjo është arritur me shpejtësi të jashtëzakonshme. Tani duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë për t’u përafruar me standardet e BE.
Komisioni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj për realizimin e synimit ambicioz për mbylljen e negociatave deri në fund 2027.
