Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka qenë në KZAZ në “Shkollën e Kuqe” ku u shpreh se duhet të vijojë procesi i numërimit pa vonesa.
“Në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim që të rifillojnë. Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa, pasi kemi shumë gjëra për të mësuar dhe shqiptarët duan të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve. Zgjedhësit shqiptarë e thanë fjalën e tyre dje, pavarësisht pandemisë, ka pasur pjesëmarrje të lartë dhe ky është tregues i mirë i jetës demokratike në Shqipëri”, tha Soreca.
Ai shtoi se po presim të gjithë me qetësi, “siç kanë bërë thirrje dhe udhëheqësit politik, përfshi këtu dhe vetë presidentin e vendit. Ideja është të mos tejkalohet pa u numëruar të gjitha votat”.