Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasadori i Britanisë në Tiranë, King-Smith thirrje nga Shkodra për politikën: Të ndalim të rinjtë të ikin

15:58 / June 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
448953102 798198662401658 1453183744740010170 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith, nga Shkodra apeloi që të punohet për të rikthyer shpresën. Ai tha se falë partneritetit mes dy vendeve, tashme ka më më shumë mundësi për të rinjtë. Të pranishëm në këtë takim ishin autoritetet qendrore e vendore nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

“Ne dëshirojmë të vazhdojmë të frymëzojmë njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri. Të rinjtë tanë janë aseti më i madh që kemi. Duke i mbështetur, ne, së bashku mund ta shndërrojmë veriun e Shqipërisë në një zonë mbresëlënëse. Shumë të rinj, veçanërisht nga veriu mendonin se mundësia e vetme dhe më e mirë ishte ta linin Shqipërinë dhe të udhëtonin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesërisht, kjo është si pasojë e ndikimeve sfiduese të pabarazisë së zhvillimit, në të gjithë vendin”, tha Smith.

Teksa renditi investimet britanike në vendin tonë, mes të cilave edhe mbështetjen për hekurudhën Durrës- Prishtinë, Ambasadori tha se sërish shifrat janë në disfavor.

“Si pjesë e përpjekjeve tona në zhvillimin ekonomik, një nga arritjet më krenare të mia është krijimi i Dhomës Britanike të Tregtisë me bizneset kryesore britanike dhe shqiptare. Ne kemi ngritur Qendrat e Sipërmarrjes Rinore në Kukës, Has, Tropojë dhe Dibër, plotësisht të financuara nga Mbretëria e Bashkuar. Këto po ndihmojnë të rinjtë të njohin çfarë mundësish kanë. Tashmë e dimë që trafiku i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një problem, veçanërisht në veri. Kësisoj, Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë 250 persona për të patur akses në shërbimet profesionale dhe mbështetjen për riintegrimin, përmes koalicionit kombëtar të strehëve, si edhe duke bashkëpunuar me policinë për hetimet. Por në të njëjtën kohë nuk duhet të vetëkënaqemi, e dimë prej studimit më të fundit të Këshillit Britanik se mbi dy të tretat e të rinjve vazhdojnë të synojnë largimin nga Shqipëria”, tha ambasadori.

Alastair King-Smith rinia Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.