Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasadori i Gjermanisë: Identiteti gjinor e orientimi seksual, pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut

21:47 / November 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karl bergner
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner mbështeti sot Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, e cila reagoi sot lidhur me diskutimin për projektligjin mbi barazinë gjinore.

“Unë ndaj plotësisht mendimin e Marta Kos. Të drejtat e barabarta dhe ndalimi i diskriminimit në bazë të gjinisë, identitetit gjinor dhe orientimit seksual nuk janë interesa të caktuara. Ato janë pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut dhe e vlerave evropiane”, u shpreh Bergner, në një reagim.

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, reagoi sot për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.

Kos u shpreh se sulme të tilla janë të papranueshme. “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, theksoi Kos, në një reagim në rrjetin social X.

Sot në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit “Për barazinë gjinore”. Berisha shtoi se Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare bindjet e tij personale.

ambasadoi gjinor Identiteti Karl Bergner orientimi seksual
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.