Ambasadori i Rusisë në OKB ka këmbëngulur se asnjë civil nuk u dëmtua gjatë pushtimit një mujor rus të qytetit ukrainas Bucha, teksa akuzoi Ukrainën për inskenim të provave.
Në një konferencë për shtyp në Nju Jork, Vasily Nebenzia tha se ishte “provokim i inskenuar” nga vendet perëndimore.
Ai akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për “abuzim të paprecedentë” në rolin e saj këtë muaj si president i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Pas largimit të trupave ruse nga qyteti i Bucha-s, atje u zbuluan qindra viktima, disa prej tyre të groposur, e disa të tjerë të hedhur në rrugë.
