Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ambasadori i SHBA në NATO: Rusia e paparashikueshme

17:23 / December 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadori amerikan 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Forumin e Dohas, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se Rusia dhe Ukraina janë “më pranë se kurrë” një marrëveshjeje paqeje, edhe pse negociatat mbeten të vështira dhe pa një përparim të qartë.

Sipas tij, Rusia ka treguar sjellje të paparashikueshme dhe agresive, por aleanca mbetet e vendosur dhe më e fortë se kurrë.

“Rusia është shumë e papërgjegjshme dhe shpesh e paparashikueshme. Ne duhet të jemi më të fortë se kurrë dhe të mos tregojmë asnjë shenjë dobësie. NATO është më e fortë tani dhe me zbatimin e angazhimit 5%, do të bëhemi aleanca më e fuqishme në historinë e planetit”, tha Matthew Whitaker, ambasadori i SHBA në NATO.

Ambasadori amerikan u shpreh se palët janë më afër arritjes së një marrëveshjeje, por rruga drejt paqes mbetet e komplikuar.

“Jemi më afër se kurrë për ta mbyllur këtë luftë. Ka qenë një proces i vështirë dhe, siç ka thënë edhe Presidenti Trump, është shumë e komplikuar të gjendet zgjidhja e duhur. Kjo luftë duhet të përfundojë”.

Ndërkohë, Rusia ka shtuar sulmet ndaj Ukrainës. Së fundmi, dronë rusë kanë goditur hekurudhat pranë Kievit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë tymin e dendur që ngrihej mbi godinat e shkatërruara të stacionit, ndërsa vagonë hekurudhorë kishin pësuar dëmtime të rënda.

Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia ka lëshuar 653 dronë dhe 51 raketa, ndërsa forcat ukrainase kanë rrëzuar 585 dronë dhe 30 raketa.

Ambasadori nato Rusia SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.