Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Zalba: Familja ime dhe unë e kemi shumë përzemër këtë vend dhe njerëzit e tij

23:43 / June 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alvaro 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba thotë se ai dhe familja e tij po e shijojnë shumë qëndrimin në Shqipëri dhe se e kanë shumë përzemërt vendin dhe shqiptarët. I ftuar në emisionin “Opinion”, amabsadori Zalba shprehet se Shqipëria është një vend me njerëz të mrekullueshëm, kulturë unike, peisazh dhe kuzhinë që të lë pa frymë.

Blendi Fevziu: Si ndiheni në Shqipëri?

Alvaro Renedo Zalba: Familja ime dhe unë po e shijojmë shumë këtë vend të jashtëzakonshëm. Njerëzit e mrekullueshëm, kulturën unike, peizazhin që të lë pa frymë dhe kuzhinën e jashtëzakonshme.

Blendi Fevziu: Kjo që po thoni është e vërtetë apo është një përgjigje diplomatike?

Alvaro Renedo Zalba: Nuk është fare diplomatike. Ky është realiteti. Nuk mund të ishim më të lumtur. Sinqerisht, familja ime dhe unë e kemi shumë përzemërt këtë vend dhe njerëzit e tij. Jemi shumë mirënjohës ndaj shoqërisë shqiptare dhe institucioneve shqiptare për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për mua ky vend na ka bërë të ndihemi vërtetë si në shtëpinë tonë.

Blendi Fevziu: Shqipëria ka qenë një surprizë për ju…

Alvaro Renedo Zalba: Në një farë mënyre po sepse jetova në Itali në vitet 1990 dhe e mbaj mend shumë mirë ardhjen e demokracisë në Shqipëri pas rënies së komunizmit dhe krizat e viteve 90’. Mbaj përshtypjet që më krijuan nga ajo periudhë. Tanimë, kur i kthehem pas asaj periudhe është e jashtëzakonshme të shikosh arritjet e Shqipërisë që nga ajo kohë.

Blendi Fevziu: Megjithatë, para se të vinit këtu, kishit ndonjë ide apo kishit vetëm atë ide nga koha juaj në Itali në vitet 1990?

Alvaro Renedo Zalba: Pata atë përshtypje dhe është e jashtëzakonshme të shikosh sot se sa shumë kanë ndryshuar gjërat dhe vendi ka ecur përpara. Shqipëria është një shtet anëtar i NATO-s, një shtet kandidat i BE-së duke përparuar me proçesin e integrimit, një lider brenda Këshillit të Sigurisë së BE-së, një shoqëri Mesdhetare plot ngjyra që e ka të rrënjosur thellë ndjenjën euroatlantike dhe një destinacion turistik që bëhet gjithnjë edhe më i njohur duke tërhequr më shumë njerëz.

Alvaro Renedo Zalba ambasador spanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.