Ambasadorja ukrainase në SHBA, Oksana Markarova ka deklaruar sot se Rusia është një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte si Vladimir Putin.
“Ju e dini dhe është e qartë se për ne Rusia është një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte dhe ne po punojmë ditë e natë dhe po luftojmë ashpër për të mbrojtur tokën tonë dhe për të mbrojtur demokracinë tonë. Të gjithë duhet të sillen para drejtësisë. Pra, mendoj se do të jetë e vështirë të drejtosh një shtet nga Haga”, shtoi ajo, duke iu referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale me vendndodhje në Holandë.
Markarova vuri në dukje gjithashtu se forcat ruse “po vrasin civilë, po vrasin fëmijë, po shkatërrojnë spitalet tona, e dini, infrastrukturën civile, shtëpitë e banimit, kudo. Është një akt kriminel lufte, prandaj ne kemi hapur (një) hetim në Ukrainë, prandaj Ukraina ka paraqitur të gjithë kërkesën në të gjitha gjykatat ndërkombëtare. Po, Presidenti rus Vladimir Putin, së bashku me të gjithë, çdo rus që është përgjegjës për të, do të duhet të përfundojë në burg për këto krime lufte” tha ajo.
Ky qëndrim i ambasadores ukrainase në SHBA vjen vetëm një muaj pasi Rusia filloi luftën e saj në Ukrainë dhe disa ditë pasi SHBA deklaroi gjithashtu se anëtarët e forcave të armatosura ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.
Duke bërë këtë, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken citoi “raporte të besueshme” të sulmeve pa dallim që godasin civilët, duke përfshirë shkatërrimin e ndërtesave të banimit, shkollave dhe spitaleve.