Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Amerikanët dhe britanikët zbulojnë një tjetër simptomë të koronavirusit: Nëse nuk arrini dot…

19:59 / March 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nuhatje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo ditë që kalon  në luftën që bota i ka shpallur koronavirusit, studime te ndryshme po mundohen të zbulojnë karakteristikat e shfaqjes, përhapjes dhe simptomatologjisë të COVID-19.

Studimet dhe dëshmitë paraprake në rastet e ndodhur në Kinë dhe Korenë e Jugut, dhe më pas në Itali, tregojnë se temperatura e lartë, kollitja dhe mungesa e frymëmarrjes janë disa nga simptomat më të shpeshta tek personat e infektuara.

Por tani dy deklarata të ndryshme, njëra në Britaninë e Madhe dhe tjetra në Shtetet e Bashkuara, duket sikur shton një tjetër simptomë, që mund të jetë tejet e rëndësishme në identifikimin e të infektuarve, edhe ata të quajtur deri më tani si asimptomatikë.

Bëhet fjalë për anosminë dhe dysgeusinë, ose më thjesht humbjen e përshkallëzuar të nuhatjes dhe shijes.

Veçanërisht humbja e nuhatjes duket një e përbashkët e konstatuar në shumë raste në vendet më të prekura nga koronavirusi, pikërisht si Kina dhe Korea e Jugut.

Fakti është konfirmuar nga Shoqata amerikane e Otorinolaringoiatrisë, dhe nga shoqata simotër britanike në dy deklarata zyrtare, që vijnë disa ditë pasi kjo hipotezë ishte hedhur nga mjek të ndryshëm.

Rëndësia e këtij zbulimi mund të jetë domethënëse, nga momenti që sipas vrojtimeve në Korene  e Jugut, pothuajse 30% e pacientëve pozitivë ndaj COVID -19 kishin anosminë, pra mungesën  e nuhatjes, si simptomën e tyre të vetme.  Në Gjermani, 2 në 3 pacientë kishin mungesën e nuhatjes si simptomë.

Në deklaratën e mjekëve amerikanë, thuhet shprehimisht që personat që shfaqin në këtë periudhë simptoma të anosmisë dhe dysgeusisë duhet të marrin seriozisht në konsideratë vetë-izolimin dhe kërkesën për testim”.

amerikanet britaniket koronavirusit tiananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e 22 Dhjetorit, Ndoka: Solli shpresë! Merkoçi: Gënjeni veten, Ramën e largojnë amerikanët!

20:39 / December 26, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.