Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Amerikanët protestë ndaj politikave të Trump

14:15 / October 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 60 1 1140x570 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miliona njerëz pritet të marshojnë me parullën “S’ka mbretër” nga Nju Jorku në San Francisko kundër politikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. “Presidenti beson se ka pushtet absolut. Por në Amerikë nuk kemi mbretër dhe nuk do t’i nënshtrohemi kaosit, korrupsionit dhe egërsisë”, thotë lëvizja “S’ka mbretër”.

Më shumë se 2,700 tubime janë planifikuar sot në shumë qytete amerikane, përfshirë pranë pronës së Trump në Florida, ku presidenti republikan do të kalojë fundjavën. Organizatorët vlerësojnë se miliona amerikanë do të marrin pjesë në protesta. Në mesin e qershorit, kur u organizua protesta e parë e tillë, qindra njerëz morën pjesë në protestën më të madhe që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Në të njëjtën ditë, Donald Trump festoi ditëlindjen e tij të 79-të me një paradë ushtarake nëpër rrugët e Uashingtonit. Duke mbajtur ton të ulët në një intervistë të kohëve të fundit me Fox News, Trump komentoi: “Më quajnë mbret. Unë nuk jam mbret.” Disa zyrtarë të Partisë Republikane e kanë dënuar lëvizjen e protestës, madje duke shkuar aq larg sa ta krahasojnë atë me terrorizmin.

Duke folur për një “tubim urrejtjeje kundër Amerikës”, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha: “Vë bast se do të shihni mbështetës të Hamasit dhe anëtarë të Antifa-s”, duke iu referuar lëvizjes që Presidenti Trump e etiketoi së fundmi si “organizatë terroriste”.

Përfaqësuesi Tom Emer akuzoi demokratët se po i bëjnë qejfin “krahut terrorist të partisë së tyre”. Nga ana tjetër një thirrje për pjesëmarrje masive në mobilizim u bë nga aktori i njohur Robert De Niro, i cili në një mesazh video u bëri thirrje amerikanëve të ngrihen “pa dhunë” kundër “Mbretit Donald Trump”.

politika Protesta trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.