Në një dalje për mediat nga Kryeministria, Edi Rama foli edhe për amnistinë fiskale, ku edhe pse Bashkimi Europian është kundër, ai tha se qeveria do të çojë përpara këtë projektligj. “Paragjykimi se aministia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen puna te Shqipëria, nuk e pranojnë”.
Pyetje: BE ka shprehur shqetësime për projektligje per amnistinë fiskale, do tërhiqeni?
Rama: Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara, por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaqur kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se aministia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen puna te Shqipëria, nuk e pranojnë.
Pyetje: Në Bruksel u shprehet i lumtur, ju i referuat faktit për faktorët e jashtëm. Jeni ndjerë fajtorë që e keni bllokuar për 2 vite?
Rama: Asnjë sekond, është një mit, u zgjodhëm në 2013, i miratuam të treja ligjet dhe nuk e morëm. Nuk ka qënë asnjëherë e thënë nga ata që duhen thënë se këto tre ligje do të sjellin statusin e kandidatit. Statusi erdhi pas shumë kriereve të tjera.