Kryeministri Edi Rama foli nga selia e PS-së pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve edhe për amnistinë penale. Kryeministri u pyet se me cilin grup të PD-së do të votohet kjo nismë dhe Rama u shpreh se do ta votojnë të gjithë.
“Amnistia është në tryezën e kuvendit dhe do ta votojnë të gjithë, pasi nuk kanë ku shkojnë. Do të votojnë për një akt që është pa ndarje partiake dhe siç bëjnë vendet e civilizuar, krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues për lehtësimin e barrës së dënimit për ata që e meritojnë”, tha Rama.
Lexo edhe :
Related Posts
Enkelejd Alibeaj u shpreh se nuk kanë pranuar propozimin e fundit të mazhorancës për shkak se “fusnin duart” në strukturat e reja të drejtësisë, SPAK dhe GJKKO.