Ky edicion i “Big Brother Vip Albania” duket se ka nisur vrullshëm që në fillim të tij me shumë episode nga më të ndryshmit. Pavarësisht se jemi ende në muajin e parë, përveç të eliminuarve nga publiku kemi dhe dy largime të tjera nga shtëpia.
Zhaklina Gjolla e cila u larguar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe Kejvina Kthella, e cila u përjashtua nga produksioni pasi goditi me shuplakë Luizin.
Por, një tjetër banor që po mendon largimin nga shtëpia e BBV-së është aktori Amos Zaharia.
Gjatë një bisede me Nitën, pasi Luizi doli nga dhoma e izolimit, Amosi i tha asaj se e mondon shpesh që të largohet nga shtëpia për shkak të negativitetit që mbizotëron aty.
Kujtojmë, se edhe më herët, shumë banorë të tjerë kanë deklaruar se dëshirojnë të largohen nga shtëpia si Efi apo Tea.