Bullizimi dhe tregimi i një skenari rrëmbimi ka shokuar opinionin publik. Fjala është për deklaratat që aktori Amos Zaharia ka bërë në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2” kundër këngëtarit Luiz Ejlli.
Ai ka thënë se do ta çonte në mal, do të zhvishte dhe do të torturonte. Gazetarja Aulona Musta thotë se komenti i aktorit Zaharia është një deklaratë shumë e rëndë.
“Gjëja që unë do të dënoja më shumë në atë reality show ishte komenti i tmerrshëm i Amosit që do ta merrja Luizin ta çoja në Dajt dhe do ta lidhja. Kjo është më e rëndë dhe se shpulla e Kejvinës që u kuptua sesi u dha. Të japësh mesazhe të tilla në një shoqëri që vuan çdo ditë nga kërcënimet nga vajzat që shantazhohen me video nga histori që kanë patur, ky është një problem i përditshëm në shoqërinë tonë. Të gjitha këto ndikojnë te shoqëria”, tha Musta.