Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Analisti britanik skanon Putinin: Shefi i Kremlinit vlerëson besnikërinë mbi kompetencën

22:50 / July 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Putini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjenerali është njeriu i tretë më i fuqishëm në Rusi pas Sekretarit të Mbrojtjes dhe Presidentit.   Ai ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm rus që nga nëntori 2012 dhe ka mbajtur përgjegjësinë e përgjithshme për operacionet ruse në Ukrainë për 6 muajt e fundit.

Gerasimov është një aleat afatgjatë dhe mik i Presidentit Putin. Megjithatë, pas rebelimit të dështuar të Yevgeny Prigozhin pak më shumë se dy javë më parë, Putin mund të kishte dashur t’a spastronte, së bashku me të gjithë ata udhëheqës të lartë ushtarakë që kishin ndonjë lidhje me grushtin e mundshëm, siç kanë bërë paraardhësit brutalë. Por nuk e bëri, pse? – pyet analisti ushtarak, Sean Bell.

Gjenerali Gerasimov nuk ishte parë në publik që nga fillimi i qershorit. Mediat sugjeruan në raportimet e tyre këtë fundjavë se ai ishte zëvendësuar si komandant i lartë i forcave në Ukrainë, por të dielën TV shtetëror rus publikoi një video të gjeneralit Gerasimov duke drejtuar komandantët e tij të lartë ushtarakë. Ai u prezantua me të dy rolet e tij ushtarake, çka sugjeron se ai vijon të qëndroj në detyrë, të paktën tani për tani.

Por pse ky vendim?

Mosmarrëveshja e profilit të lartë të Yevgeny Prigozhin me Ministrinë e Mbrojtjes ruse u përqendrua kryesisht tek gjenerali Gerasimov (dhe Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes), të cilët Prigozhin i përshkroi si të paaftë dhe të korruptuar. Prigozhin pretendoi se kjo nxiti marshimin e tij në Moskë dhe se ai nuk kishte ndërmend të bënte një grusht shteti kundër presidentit.

Zoti Putin do të jetë i vetëdijshëm për performancën e dobët të forcave të tij ushtarake në Ukrainë dhe ai mund ta kishte përdorur rebelimin si një katalizator për riorganizimin e lidershipit të lartë ushtarak. Megjithatë, në vend të kësaj, zoti Putin ka pasur dukshëm prioritet besnikërinë mbi kompetencën dhe ka mbajtur ekipin e tij të lartë drejtues.

Putini duhet të ketë fokusin e tij kryesor në fitimin e luftës në Ukrainë; megjithatë, duke i dhënë përparësi besnikërisë mbi kompetencën, Putini ka demonstruar se rebelimi përfaqësonte kërcënimin më të madh për kontrollin e tij prej dy dekadash në pushtet. Dhe pas tij, në perandorinë e shefit të Kremlinit kanë filluar të shfaqen çarje.

Analisti putin valery gerasimov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.