Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Analisti i njohur zbulon çfarë i është kërkuar Albin Kurtit në Washington, Zekthi zbardh prapaskenat e takimit

23:37 / June 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
analiste 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti nga Kosova Ismail Tasholli, zbuloi në emisionin “Open”, se kryeministrit Albin Kurtit, i është kërkuar në Washington prezenca e Kosovës në “Open Balkan”, pasi do të rriste presionin ndaj Serbisë dhe do të ndikonte pozitivisht.

Pjesëmarrjen e Kosovës në Open Balkan e kundërshtoi analisti, Fitim Zekth,i i cili tha se kryeministri Rama zbaton idenë e Vuçiç për ta bërë Prishtinën një krahinë të Beogradit. Ndërkohë avokati Plarent Ndreca theksoi se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë me rëndësi të madhe ekonomike për rajonin.

Zekthi: Ky kishte hyrë në negociata për të lënë pjesë të territorit të Kosovës për interesa të veta. E ka shndërruar çështjen e Kosovës në temë që e përdor për qëllimet e veta.

Ndreca: Çlidhje ka kjo? Çfarë e dëmton Kosovën prezenca në Open Balkan?

Zekthi: Do ta fus Kosovën aty si një krahinë të Serbisë.

Ndreca: Ky është fakt i pavërtetë. Në këtë logjikë i bie që ne nuk duhet të ishim hap por të rrinim me Enverin se ishim të lumtur. Politika kombëtare e Shqipërisë nuk mund të jetë kjo, kjo është marrinë. Është marrinë kjo që Rama do të jetë lideri i botës.

Tasholli: Eskobari e tha të qartë se nuk duhet të ketë shtete të pabarabarta në Open Balkan. Te “Open Balkan” është edhe Ali Ahmeti që është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Por ta argumentojmë mbi viktimizimin është e panevojshme. Kosova jetime, e shkrirë e ngrirë, e grirë është komplet joracionale si diskutim. Sikur ne të merrnim pjesë do t’ia vështirësonim arsyetimin Vuçiçit. Por kam përshtypjen se po e përjetojmë ekonominë dhe lidhjen e saj me politikën nga perspektiva e shekullit të 19. Kosovës po i kërkohet edhe nga Amerika në Shtëpinë e Bardhë që të jetë pjesë e këtij projekti me cilësi të barabarta dhe jo si një copë krahine aty.

Lubonja: Kujt i është kërkuar kjo Albin Kurtit se nuk e dimë?

Zekthi: Qeverisë së Avdullah Hotit?

Tasholli: Qeverisë së Kosovës që ka për kryeministër Albin Kurtin. Në çdo kohë i është kërkuar?

Lubonja: Open Balkan sa ka që ka dalë si term?

Ndreca: Është bërë pjesë e një tavoline dhe ka nënshkruar një marrëveshje më të disfavorshme.

Zekthi: Po jo mo kjo është marrëdhënie ekonomike jo politike.

Albin Kurti fitim zekthi Washington
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.