Analalisti Mentor Nazarko ka dhënë mendimin e tij lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Itali.
Sipas tij Rama ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian për të luajtur kartën e tij të fundit.
“Mendimi im lidhur me inkursionin e Ramës, është që ai shkoi në kryeqytetin italian për të luajtur kartën e fundit.Ai tha një gjë shumë të frikshëm ne mund t’i shqyhemi gazit, që është e frikshme.”,- tha Nazarko në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24.
“Mirëpo, ne mund të qeshim për këtë, se jemi kombi më pro-amerikan. Llogarit që Nexhimije Hoxha tha që ne duhet ta duam Amerikën, imagjino kur e tha e veja e diktaktorit. Rusia përbën një shqetësim për Shqipërinë më duket absurde. Një vend sa gjysma e një lagjeje Stambolli, as Malin e Zi nuk kontrollonte dot jo më Shqipërinë.”-u shpreh analisti.