Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar zhvillime të forta në ditët në vijim. Në një intervistë në media, ai thotë se në Shqipëri do të vijnë një numër i madh prokurorësh të huaj nga Franca, Belgjika dhe Holanda.
Ndër të tjera, Vangjeli bën të ditur se është hapur telefoni i një personazhi të njohur nga bota e krimit. Ai nuk ka nxjerrë emra por thotë se në telefonin e këtij personazhi, janë gjetur informacione që mund të lënë shumë persona pa gjumë.
“Çfarë ka pasur ndërmend kryeministri nga ato që di dhe nuk thotë? Vitin e shkuar në fund të shtatorit është nënshkruar marrëveshja e ekstradimit me Spanjën. Ka një mal të madh me dosje në gadishullin Iberik. Do ta dëgjojmë. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë sesi ndërthuren dhe bëhen gërshet zeshkani, marrëdhënie të papërshtatshme të personazhevee të njohur në Shqipëri me botën e krimit.
Brenda një muaji mendohet që një grup i madh me prokurorë mund të vinë në Shqipëri, nga Franca, Belgjika dhe Holanda. Dekodimi përfshin një sasi të frikshme dhe të pabesueshme të botës së krimit me personazhe që nuk ua merr mend. EncroChat është një platformë. Përdorej si mënyrë e sigurt komunikimi. Po përkthehet në mënyrë të ethshme. Sesa janë të sakta kjo është tjetër histori. Ka indicie por është dekoduar telefoni i një personazhi që është arrestuar nën akuzë për vrasje dhe thuhet që brenda këtij telefoni ka gjëra të cilat shumë kënd e lënë pa gjumë. Biseda, video dhe gjëra të tjerat cilat prokurorët i kanë parë. Krimi i rrugës është i egër, por është një tjetër lloj krimi që e gjen te rrugica e Bllokut dhe Salës, se njihet si toponim tani, që mund të trondisë shumëkënd”, tha ai.