Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analisti paralajmëron: Ç’ndodh nëse Berisha rikthehet në krye të PD

21:06 / December 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja u ndal gjatë analizës së tij në dy aspekte, në publikimin e pagave dhe të dhënave personale, si dhe opozitën.

Për opozitën, ai tha se po shkon në një përçarje. Sipas tij, nëse Berisha do të rikthejet në krye, partia mund të bëhej më e fortë, por nga ana tjetër, do të kishte 1 mijë probleme.

“Si ngjarje më të rëndësishme unë shikoj shkatërrimin e opozitës, duke nisur nga zgjedhjet e mbrapa. Unë shikoj hapa të mëtejshme në spiralen e krimit të një partie shtet që ka mbetur që kërkon të eliminojë dhe opozitën. E vështirë është të bësh parashikime ça do të ndodhë. Mjetet e dhunshme brenda një partie janë pa shije të mirë. Për mua duhet të ishte bërë një ballafaqim i qartë. Lufta që krijuan me njëri-tjetrin për ta marrë me hile, me dhunë, është një dështim për të dyja palët në atë opozitë. Berisha ka më shumë partinë, por Basha ka kryesinë, deputetët një pjesë dhe zyrat. Të dy pretendojnë se kanë shumicën. Në këtë rast mbetet mungesa e arbitrit si problem. Nëse nuk pranohet një arbitër nga të dyja palët lindin probleme dhe dhuna. Dhuna ka problemet e veta. Kjo situatë do të vazhdojë edhe më gjatë. Dy votimet nuk janë pranuar. Tani ose do të pranojmë gjykatat që janë të dyshimta, siç pamë me patronazhistët.

Por pyetja në parim është a është normale të ketë protesta? Protesta ka edhe në SHBA. Ata që thonë se kjo parti do të forcohet që tani e mbrapa, për mua e kanë gabim, megjithatë koha do e tregojë. Unë mendoj se partia nuk do të forcohet, por përkundrazi është zhytur më keq. Përsëri me shumë probleme e shikoj. E para do të ketë një gjysmë partie. Ndonëse jam kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve mendoj që Shqipëria nuk ka arritur atë pjekuri të qeveriset në forma autonome. Berisha ka një histori se i është dhënë 2 herë fati të na qeverisë dhe na ka dhënë atë sistem që Rama e ka çuar në ekstrem. Nga kjo pikëpamje ka një aspekt pozitiv se opozita bëhet më e fuqishme. Por mendoj që Berisha do të ketë 1 mijë sfida që nuk i zgjidh dot”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja paralajmeron zhvillime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.