Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analisti Preç Zogaj: Rama shkon drejt fitores së katërt. Nuk ka garë, të gjithë do dalin të kënaqur

21:51 / September 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 prec zogaj 9 197
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Preç Zogaj teksa flet për zgjedhjet në 2025, nënvizon se nuk sheh garë elektorale, por të gjithë do të dalin të kënaqur dhe se Rama do të shkojë drejt një fitoreje të katërt me 800 mijë anëtarët e partisë.

“Zgjedhjet nga natyra, kanë ngërthyer dhe duhet të ngërthejnë një emocion politik, emocionin e garës. Gjithkush mund të vëjë bast se kush fiton, por e përcakton fusha e lojës, ka gjithmonë një garë të hapur. Kësaj radhe edhe unë mendoj se nuk duket, së paku në këtë periudhë, se ka një garë. Të gjithë palët kanë disa objektiva konkrete, që duket se do t’i realizojnë. Pavarësisht retorikës, të gjithë do të dalin të kënaqur.

Kryeministri shkon drejt një fitore të katërt me partinë e tij dhe kuadratin elektoral 800 mijë, që e trajton si kazermë politikë, bashkë me patronazhistët dhe zyrtarët. Nga ana tjetër, shoh që opozita kryesore, PD, është në fabulën e mbrojtjes. Për momentin them, siç është tani gjendja, në perspektivë nuk shihet një gjë e re, gjërat do të rrinë kështu siç janë.

Asnjëherë nuk mund të jemi determinist, sepse mund të ketë ngjarje dhe zhvillime. Shumë gjëra do të lidhen edhe me zgjedhjet në Amerikë dhe atë që do të ndodhë me sistemin e drejtësisë. Zgjedhjet në SHBA do të kenë shumë ndikim se çfarë do të ndodhë në Shqipëri. Krerët politikë këtu atje i kanë sytë, me ata i bëjnë hesapet dhe ëndrrat i shohin me atë që do të ndodhë me zgjedhjet e nëntorit”,-tha në emisionin ‘Të Paekspozuarit”.

Preç Zogaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.