Analisti politik Shpend Gashi ka analizuar pasojat politike pas arrestimit të Veliajt. Gashi e përshkroi Bashkinë e Tiranës si një kështjellë kyçe për PS dhe theksoi rëndësinë e rolit që Veliaj ka pasur për suksesin elektoral të PS-së.
”PS është shumë më e fortë se PD, por është plagosur. Bashkia e Tiranës është si kalaja e Krujës. Veliaj ishte një makineri votash. Sesi do e menaxhojë Rama mungesën e Veliajt për të maksimizuar votën, i mbetet atij.
PS është më e fortë se PD prej pushtetit. Por Bashkia e Tiranës është si Kalaja e Krujës. Erion Veliaj duhet ta pranojmë që është makineri votash për PS, ishte një “kalë” elektoral. Si do ta zgjidhë Rama i mbetet atij. Opozita po krijon një lloj fryme por nuk e di a do jetë decizive në 11 maj, por di të them që hendeku mes PD dhe PS është ngushtuar.
Sërish ka një plus PS sepse është më e strukturuar. E shoh në thelb a është kapërcyer përçarja e demokratëve? A do të hiqet non grata? Me lëvizjet që po bën Trump mund të mos ketë një mosnjohje për periudhën 2020-2024 por nuk besoj se do ketë heqje të non gratës de jure sepse bie parimi i shtetit amerikan”,-tha në ”News 24”.