Kanë nisur në Qarkun e Dibrës analizat vjetore të ndërmarrjeve dhe institucioneve. Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit të Mbrotjes së Territorit analizoi punën e këtij viti.
Lufti Miftari, drejtor i IKMT-së Dibër nënvizoi se kjo drejtori, e ngritur pak muaj më pare, fuksionon me 20 punonjës dhe ka sy synim të mbrojë pyjet e Matit, Bulqizës e Dibrës nga prerjet e paligjshme, të frenojë ndërtimet pa leje si dhe të mbrojë mjedisin e këtij rajoni.
Sipas Miftarit janë kryer 30 inspektime për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave. Në territor janë kryer 28 kontrolle, ndër to janë mbajtur 6 akte konstatimi për kundravajtje. Kryefjala e punës së këtij institucioni gjatë vitit të fundit ka qenë mbrojtja e fondit pyjor nga abuzuesit.
IKMT ka konstatuar se janë prerë 850 drurë në territorin e Bashkisë Bulqizë. Në organet e drejtësisë janë dërguar 17 persona për transport të paligjshëm të lëndës drusore. Sakaq dëmtimet nga zjarret kanë qenë më të pakta sesa vitin e kaluar.
Nënprefekti i Matit dhe drejtori rajonal i Policisë Dibër u ndalën në rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve për të mundësuar kështu mbrojtjen e mjedisit, territorit, pyjeve dhe ndaljen e ndërtimeve të paligjshme. Ata u shprehën se ky institucion, në vartësi të Ministrisë së Brendëshme, duhet të rrisë performacën në të gjitha drejtimet.