Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Analizë/ Mosbindja civile e Berishës, si karamele dietike

19:49 / December 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dritan Hila

Për të hipnotizuar ndjekësit dhe treguar që ka një “exit strategy” nga balta ku ka ngecur Foltorja dhe, të cilën Berisha e përmend pa dhënë shpjegime, vartësit e tij e shpjegojnë në forma të ndryshme.

E shpjegojnë me Gandin, pa e zgjatur më shumë, pasi është një budallallëk me brirë të krahasosh diçka të ndodhur para 80 vitesh në një vend që numëronte banorë dhjetëra herë më shumë se kundërshtari, ndërkohë që ndjekësit e Berishës përfaqësojnë në rastin më të mirë 1 në 6 shqiptarë.

Do jetë me mospagim taksash kjo rrugë? Mospagim energjie elektrike dhe uji? Mospagim ashensori? Vështirë të funksionojë çdonjëra pasi në fund të ditës çdo entuziast do ndodhej përballë furisë së shtetit dhe burgun e paratë do t’i bënte e paguante vetë.

Strategjia tjetër, ajo e mosbindjes civile të Rrugovës, e cila gjithë përmblidhej në hapjen e shkollave private, në përfundim ishte mizerabël, me rezultat një popullsi gjysmë analfabete. Ishte një strategji që pa futjen e UÇK-së në lojë, Kosova sot do ishte një tokë e shpopulluar dhe me analfabetë funksionalë. Berisha do propozojë që ndjekësit e tij mos ndjekin shkollat? Pa merak se e kanë bërë pa u thënë. Mjafton të shikosh ndjekësit.

Së fundmi ka dalë teoria e shembullit të Sheshit Taksim, në Stamboll ku një protestues ndenji pa lëvizur me ditë të tëra në protestë për ndërrimin e destinacionit të sheshit nga një shesh tregtar në shesh ndërtimi. Fundi dihet, protestuesi u lodh. Në e bëfshin ndjekësit e Berishës që të rrinë pa lëvizur përpara Kryeministrisë, Rama do t’i lërë sa t’u bjerë damllaja.

Opsionet e grevës së urisë as që ia vlejnë të përmenden se është formë e degraduar në Shqipëri.
E vërteta është që si Berisha, si ata që i shkojnë pas nuk kanë asnjë strategji. Qëllimi është që të tjerrin fjalë derisa Rama t’u hedhë ndonjë ide të re për të shtyrë kohën derisa të vijnë zgjedhjet. Zgjedhje në të cilat do shkojnë më të firasur sesa sot. E vërteta është që asnjëherë në këto 33 vjet nuk ka pasur një grupim më pa ide sesa ky i Foltores.

E gjithë narrativa është si puna e karameleve dietike që të gënjen mendja se janë pa sheqer dhe nuk të shëndoshin, e në të vërtetë të gjithë e dinë që bëhen me sheqer e të shëndoshin, por thjesht shtyjnë kohën.

berishes dritan hila mosbindja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.