Gazetari Andi Bejtja i rikthehet poezive pas shumë viteve mungesë. Në prag të 50 vjetorit të ditëlindjes së tij, gazetari ka vendosur të sjellë një libër me poezi të zgjedhura nga vëllimet e tij të dy dekadave më parë.
Libri quhet “AtdheDashuri” dhe ka 50 poezi të cilat edhe sot e kësaj ditë janë shumë aktuale. Në programin “Rudina” , ai ka rrëfyer më shumë për këto poezi të veçanta, disa prej të cilave janë të përfshira në tekstet e disa prej këngëve më të njohura shqiptare.
“Nuk janë thjesht më të mirat, por jam mundur të bëj një renditje dhe të përzgjedh ato poezi që thonë sa më shumë. Dhe aty kam shpalosur filozofinë time për jetën, për dashurinë dhe shumë fenomene të tjera që do i gjeni në libër”.