Futbollisti i Tiranës, Andi Lila, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shiko kush luan” në “Top Channel”, ku mes lojërave të shumta, ka dhënë edhe disa përgjigje të sinqerta.
Një nga pyetjet ishte se kush është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri sipas Andi Lilës, dhe përgjigja ishte pa hezitim “Xhani De Biazi”.
Ndër të tjera, Lila zbuloi edhe se nga djemtë e Kombëtares, më i suksesshmi me femrat është Bekim Balaj, ndërsa shoku i tij i ngushtë tek Shqipëria është edhe patrioti i tij, Sokol Cikalleshi. Andi Lila gjithashtu u shpreh se më tepër, i pëlqen të luajë në tokën shqiptare, se sa jashtë saj.